Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-07-2019

Kodi Penal –Pjesa e përgjithshme

Më datë 08 dhe 09 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga  moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës nën moduli: “Kodi penal pjesa e përgjithshme”.

Temat që do të trajtohen janë: Përgjegjësia penale, 1 Elementet e përgjegjësisë penale, Papërgjegjshmëria, Përgjegjshmëria esencialisht e zvogëluar, Përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe ndëshkimin sipas KPRK, Aplikimi i masave siguruese ndaj kryesve të veprave penale me përgjegjësi esencialisht të zvogëluar, Actiones liberae in causa, Actio libera causa dhe përgjegjësia penale,etj.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo e emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :