Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-07-2019

Programi i praktikës në Akademinë e Drejtësisë

Më datë 31 korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë kanë përfunduar praktikën me sukses tre juristë të rinj të cilët kanë qenë përfitues të këtij programi praktik për pesë muaj me radhë në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe UNDP-së.

Gjatë periudhës së praktikës, juristët e rinj  patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e Akademisë dhe të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial me fokus në pjesën e arsimimit ligjor si të vazhdueshëm ashtu edhe fillestar si dhe të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e organizua nga Akademia. Gjithashtu gjatë praktikës kanë asistuar stafin e Akademisë në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme duke kontribuar në efikasitetin dhe cilësinë si dhe në mbarëvajtjen e punës. 

Pas përfundimit të praktikës, u.d. Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë në një koktej rasti, u shpërndau certifikata duke i falënderuar për kontributin e dhënë dhe duke iu uruar avancim në karrierë dhe në përgatitjen akademike.    

Shpërndaje :