Më 3-6 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV, në bashkëpunim me UNODC-in, ka realizuar trajnimin me temë “Programi i Hetimeve Financiare– Trajnimi 1”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive rreth bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin sa më suksesshëm, grumbullim e provave dhe çështjeve problematike të cilat shfaqen në praktikë me rastin e hetimit dhe gjykimit të pastrimit të parave dhe veprave penale që ndërlidhen me të.
Gjatë trajnimit u trajtuan hetimet financiare, mjetet dhe teknikat për analizën e të dhënave të shumta, detyrat dhe mjetet e përpunimit të të dhënave që kanë të bëjnë me burimet e informacionit. Po ashtu, mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave financiare me qëllim që ato të dhëna financiare të kualifikohen si prova.Vëmendje i’u kushtua paraprakishit hetimit të skemave në shkallë të gjerë të pastrimit të parave, krimeve tatimore dhe doganore duke përshirë bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar që në praktikë është mëse i nevojshëm për t’i hetuar dhe gjykuar këto vepra penale të cilat përbëjnë rrezik për zhvillimin ekonomik të një vendi.
Me rastin e këtij trajnimi përmes punës në grupe janë adresuar gjitha çështjet problematike duke zbërthyer dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë fushë si dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira në këtë drejtim.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga NJIF, Policia e Kosovës, staf administrativ - ekspert të fushës nga SKPK.
03-09-2019