Më 3 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që përfituesit të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me procedurën me rastin e paraqitjes së mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe të zbatojnë drejtë dispozitat ligjore përkatëse.
Fillimisht trajnimi u fokusua në fazat procedurës penale sipas Kodit të Procedurës Penale e më pastaj te llojet e mjeteve juridike në dispozicion, për atakimin e aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit.
Pjesa e dytë e trajnimit iu kushtua mjeteve të jashtëzakonshme juridike në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe mbuloi aspektet si: palët që mund të ushtrojnë kërkesa për mjetet juridike, kërkesat ligjore për parashtrimin e ankesave, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, shkeljet esenciale që duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të kërkesave, çështja e juridiksionit, situatat kur aktgjykimi e tejkalon aktakuzën dhe të ngjashme.
Trajnimi u shoqërua me bashkëbisedime për praktikat e gjykatave dhe prokurorive dhe mundësitë e përmirësimit në kuptimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke përfshirë gjykatën, prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtar ligjor nga niveli themelor.
03-09-2019