Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2019

Masat mbrojtëse për viktimat e mitur dhe dëshmitarët e veprave penale

Më  9 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV, me mbështetjen e UNICEF-it ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë: “Masat mbrojtëse për viktimat e mitur dhe dëshmitarët e veprave penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të  rasteve nga praktika  të zbatohen drejtë masat mbrojtëse për viktimat e mitur dhe dëshmitarët e veprave penale në mënyrë që të respektohet denjësisht personaliteti dhe dinjiteti i tyre.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me definimin e viktimave dhe dëshmitarëve të mitur (fëmijë, të mitur, madhorë të rinj)  të cilët kanë qenë viktimë e krimit nga vepra penale me theks të veçantë  të veprave penale kundër integritetit seksual. Vëmendje gjatë këtij trajnimi iu kushtua teknikave dhe taktikave të marrjes në pyetje të këtyre viktimave të ndjeshme, duke mos përjashtuar edhe marrjen në pyetje nëpërmjet video-konferencës dhe të dhomës së dëshmitarëve. Paraprakisht u trajtuan edhe të drejtat e këtyre viktimave, shoqërimi psiko-social në proces, strukturat e ndihmës për këto viktima si dhe e drejta e tyre për kompensim, respektimi i rregullave procedurale për përjashtimin e publikut në mënyrë që këto viktima mos të ri viktimizohen prapë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë,  gjyqtar nga departamenti i përgjithshëm, prokurorë për të mitur të nivelit themelor.

Shpërndaje :