Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2019

Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare-Etika profesonale

Më 12-13 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Shkathsitë personale dhe ndërdisiplinare”, nën moduli: Etika profesionale”.

Çështja  e cila po shtjellohet  është: Përgjegjësitë gjyqësore dhe administrative, Kërkimi i të vërtetës - standarde të larta të profesionalizmit dhe ekspertizës ligjore,  Pavarësia – përmbajtja dhe vlera juridike e parimit të pavarësisë – influenca e ushtruar nga ekzekutivi dhe legjislativi, si dhe Ndikimi i marrëdhënieve familjare ose shoqërore.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :