Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2019

Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare-Etika profesonale

Më  19-20 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Shkathsitë personale dhe ndërdisiplinare”, nën moduli:Etika profesionale”.

Çështjet që po shtjellohen janë: Paanshmëria – Përmbajtja dhe vlera juridike e këtij parimi, Konflikti i interesave – keqpërdorimi i funksionit gjyqësor dhe  prokurorial, Pjesëmarrja në aktivitete fitimprurëse, Pranimi i dhuratave apo çfarëdo favori, Marrëdhëniet me palët dhe Kontaktet shoqërore me avokatë, pjesëtarë të familjes dhe persona të afërm.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :