Më 18 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Kompetencat e DHPGJS dhe AKP-së, parashtruesit dhe palët kundërshtare para DHPGJS, procedura me shkrim dhe ajo verbale para Dhomës së Posaçme si dhe procedura gjyqësore për kundërshtimin e vendimeve të Agjencisë që krijohen nga procesi i Privatizimit dhe i Likuidimit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Juridiksionin dhe kompetencat e Dhomës së Posaçme për zbatimin e drejtë të procedurës së privatizimit dhe likuidimit.
Në pjesën e parë të trajnimit u trajtuan: Kompetencat e Dhomës së Posaçme dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kompetenca funksionale me fokus në Dhomën e Posaçme, zbatimi i vendimeve gjyqësore të viteve 1990-1999, nga AKP.
Me rastin e këtij trajnimi u potencua si zhvillohet procedura në Dhomë të Posaçme, çka duhet të përmbaj një kërkesë, cilat janë pasojat e palëve nëse ato nuk u përmbahen rregullave për paraqitjen e provave. Në vazhdim u theksua si bëhet paraqitja e kërkesave/ankesave kreditore dhe pronësore në Komisionin e Likuidimit dhe në Dhomën e Posaçme, kundërshtimi vendimeve të Agjencisë në Dhomën e Posaçme dhe procedura e shqyrtimit të këtyre vendimeve.
Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste nga praktika gjyqësore duke u shoqëruar me ushtrime dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët dhe zyrtarët ligjor nga niveli Themelor dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.
18-09-2019