Më 27 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare ka realizuar takim me mentorët në lëmin penale të gjyqtarëve të sapo emëruar.
Takimi kishte karakter njoftues në mënyrë që mentorët të njoftohen me rolin dhe përgjegjësit e tyre në procesin e mentorimit të gjyqtarëve të sapoemëruar.
Në kuadër të këtij takimi, fillimisht u prezantua struktura e Programit të Trajnimit Fillestar, me theks në pjesën praktike të tij, rregullat dhe standardet që përcakton Doraku për Mentor, si dhe mënyra e organizimit dhe zbatimit të këtij procesi. Po ashtu u diskutua çështja e vlerësimit të gjyqtarëve të sapoemëruar nga ana e mentorëve të tyre, si dhe çështje tjera organizative që ndërlidhen me realizimin e fazës praktike të PTF-së.
Mentorët janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Doracaku për Mentor.
27-09-2019