Më datë 30 Shtator dhe 01 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Aktakuza dhe procedura e shqyrtimit”.
Çështjet të cilat po shtjellohen janë: Aktakuza me propozim për paraburgim, Kuptimi i paraburgimit, Sfidat e Prokurorit të Shtetit në aspektin e ekspertimit mjeko ligjor me rastin e ngritjes së aktakuzës, Roli i Prokurori të Shtetit në raport me ekspertizën mjeko ligjore, Veprat penale për të cilat kërkohet mendimi profesional i ekspertit mjeko ligjor si dhe Sfidat e Prokurorit të Shtetit përballë autopsisë mjeko ligjore.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
30-09-2019