Më 26-27 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar – Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit (Sesioni II)”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare, përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare, analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë, teknikat e intervistimit dhe sfidat, intervistimi i dëshmitarëve potencial, intervistimi i objektivëve të mundshëm.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha regjionet.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
26-09-2019