Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-10-2019

Kodi i Procedurës penale –Provat në procedurën penale

Më datë 28 dhe 29 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Marrja e provave gjatë hetimeve deklarimi i të pandehurit dhe dëshmia e dëshmitarit, dëshmia e dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve, deklarimi i të pandehurit, provat e papranueshme dhe disa nga provat e papranueshme sipas KPP-së.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :