Më 25 dhe 26 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”.
Çështjet të cilat po trajtohen janë: Përgjim i telekomunikimeve dhe Regjistrim i bisedave telefonike, procedurat dhe kushtet e përgjimit të komunikimeve elektronike për qëllime të procedurës penale, hetim i fshehtë dhe zbulim i të dhënave financiare, si dhe kushtet ligjore për autorizimin e masës.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-11-2019