Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-12-2019

Takimi i Këshillit të Redaksisë së Revistave të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, më 23 dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë është zhvilluar takimi i radhës së Këshillit të Redaksisë së revistave të Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i punimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar të gjeneratës së VI të gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjeneratës së VII të cilët e kanë përfunduar Programin e Trajnimit Fillestar dhe procesi i mëtutjeshëm deri në finalizimin e punimeve për publikim në revistën “Justicia”

Me rastin e këtij takimi u shqyrtuan disa nga punimet të cilat kanë qenë nën redaktim nga Këshilli i Redaksisë për të cilat u potencua se ka shumë për tu bërë meqenëse autorët gjatë punimit nuk kanë respektuar standardet për publikim. dhe njëkohësisht diskutuan për pritjet e tyre për revistën. Më tej gjatë shqyrtimit të punimeve u diskutua për pritjet që Këshilli i Redaksisë ka për revistën duke rekomanduar që punimet të kenë referenca më shumë në burime si dhe në praktikën gjyqësore. 

Në fund të takimit anëtarët e Këshillit të Redaksisë së Revistave të Akademisë së Drejtësisë u pajtuan që deri me datën 15 janar të përfundojnë redaktimin e punimeve dhe të identifikojnë punimet të cilat plotësojnë kriteret për publikim.

Në takim përveç anëtarëve të Këshillit të Redaksisë morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv dhe Udhëheqësi i Programit për Hulumtime dhe Publikime i Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :