Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet si në vijim: gjithsej 18 sesione trajnuese janë realizuar nga modulet: Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Në kuadër të nën modulit “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese, ku prokurorët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja rreth arrestit shtëpiak, diversionit dhe paraburgimit.
Nga nën moduli “Masat e fsheha të hetimit dhe vëzhgimit” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, me anë të cilëve prokurorët zgjeruan njohurit e tyre lidhur me pezullimin dhe pushimin e hetimeve, zgjerimi dhe rifillimi i hetimeve, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe dëshmitarët dhe procedimi i tyre gjatë fazës së hetimeve.
Gjatë realizimit të trajnimit teorik prokurorët kanë realizuar një (1) sesion nga nën moduli “Krimet e rënda” ku pjesëmarrësit u informuan me krimet e rënda, trafikimi me qenie njerëzore, shpëlarja e parave dhe krimi kibernetik.
Gjithashtu nga nën moduli “Roli i prokurorit në shqyrtim gjyqësor” janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese ku u trajtuan: roli i prokurorit gjatë shqyrtimit fillestar, në shqyrtimin e dytë dhe në fjalën përfundimtare.
Po ashtu nga nën moduli “Procesverbalet” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese ndër të cilat janë shtjelluar: procesverbalet krijimi dhe mbajtja e tyre, procesverbalet e prokurorisë dhe shkresat e lëndëve.
Nga realizimi i sesioneve trajnuese në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar edhe dy (2) sesione nga nën moduli “Negocimi i marrëveshjes për pranim të fajësisë” ku u diskutua për subjektet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, inicimi i kësaj procedure dhe roli i prokurorit në këtë proces.
Në kuadër të nën modulit “Ushtrimi i mjeteve juridike” u realizua një (1) sesion trajnues me temë: “Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake”.
Gjithashtu, në drejtim të përmbushjes së programit praktik trajnues, prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar trajnimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku prokurorët patën rastin të përfitojnë njohuri lidhur me punët të cilët i zhvillojnë këto institucione.
Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (10) ditë trajnimi praktik në prokurorit përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues. Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar.
31-12-2019