Më 03 dhe 04 Dhjetor 2019, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar ka realizuar trajnimin praktik në institucionin e Administratës Tatimore të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të njoftohen për së afërmi me funksionet dhe zhvillimet e ATK-së, veprimtarinë e tyre, si dhe me sfidat të cilat ballafaqohet në praktikë ky institucion.
Në kuadër të këtij trajnimi është diskutuar lidhur me ndryshimet legjislative, llojet e bizneseve në Kosovë, kategorizimi i llojeve të bizneseve, regjistrimi i bizneseve, llojet e tatimeve që aplikohen në Kosovë, normat tatimore, tatimin mbi vlerën e shtuar, faturat dhe kuponët fiskal, TVSH-ja, të ardhurat bruto dhe neto, si dhe kontributet pensionale.
Me theks të veçantë u diskutua edhe për kreditimin, rimbursimin dhe kompetencat që ka Administrata Tatimore e Kosovës të ngrit padi ndaj tatim paguesve jo të rregullt pas periudhës së caktuar nga ATK për tatim paguesit.
Trajnim u realizua në formë të bashkëbisedimit ku gjyqtarët patën mundësi të diskutojnë dhe të shtjellojnë edhe shumë tema me interes të tyre lidhur me tatim paguesit, shpenzimet e lejuara dhe ndëshkimet përgjatë shkeljes ligjore të tatim paguesve.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII).
04-12-2019