Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-02-2020

Krimi i Organizuar dhe korrupsioni

Më datë 4 dhe 5 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme- Trajnime të Specializuara,është duke realizuar trajnimin me temë “Krimi i organizuar dhe korrupsioni - Sesioni I”.

Në këtë trajnim janë duke u trajtuar këto tema: Përkufizimi i elementeve të veprave penale krimi i organizuar, Përkufizimi i elementeve të veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, Format e Krimit të organizuar, Format e korrupsionit, si dhe ngjashmëritë e dallimet në mes të rasteve kur ka vetëm korrupsion dhe kur ka edhe elemente të krimit të organizuar.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtar dhe Prokurorë të shkallës së parë dhe të dytë duke përfshirë edhe gjyqtarët e Departamentit Special dhe prokurorët special në të dy nivelet.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :