Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2020

Procedurat e veçanta sipas KPPK

Më  05 shkurt  2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimit fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohet një (1) sesione trajnues nga: nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Procedurat ndaj personave të cilat kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe sanksioni sipas KPPK-së dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :