Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2020

Program i Specializuar Krimi i organizuar dhe korrupsioni - Sesioni I

Më 04-05 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizoi trajnimin e specializuar me temën “Krimi i organizuar dhe korrupsioni -Sesioni I”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me natyrën dhe format  e korrupsionit  si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me korrupsionin.

Me rastin e këtij trajnimi u trajtuan veprat penale korruptive, korrupsioni sipas legjislacionit penal në fuqi, pasojat e korrupsionit si dhe format e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional të institucioneve të mandatuara për luftën kundër korrupsionit. Po ashtu gjatë trajnimit  u elaboruan instrumentet vendore dhe ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, dilemat dhe vështirësitë e të provuarit të veprave të natyrës korruptive si dhe masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtarë.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë,  prokurorë të nivelit themelor të regjioneve të ndryshme të Kosovës si dhe përfaqësues nga US DOJ, Ambasada Amerikane.

Shpërndaje :