Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-02-2020

Shpërblimi i dëmit material dhe jo material

Më 20 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin me temë: “Shpërblimi i dëmit material dhe jo material”.

Qëllimi i realizimi të këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të zyrtarëve për ndihmë juridike falas lidhur me rastet specifike të shkaktimit të dëmit ndaj subjekteve të së drejtës si dhe në zbatimin e drejtë të procedurës gjyqësore për kompensimin e dëmit.

Në kuadër të trajnimit u shtjelluan procedurat për kompensimin e dëmit jashtë procedurës gjyqësore ku pjesëmarrësit patën rastin që përmes rasteve nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas të diskutojnë lidhur me çështjet problematike të kësaj natyre, me theks të veçantë mbi:  Shpërblimin e dëmit material dhe jo material nga polisa e sigurimit, kriteret për vlerësimin e dëmit dhe e drejta e rentës dhe vlerësimi i dëmit.

Përfitues në këtë trajnim ishin 20 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjione.

Shpërndaje :