Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-03-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (VII) gjatë muajit mars 2020

Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet si në vijim: gjithsej 8 sesione trajnuese janë realizuar nga modulet: Kodi i procedurës penale dhe Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese.

Në kuadër të nën modulit “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”  janë  realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja lidhur me: Fjalën hyrëse, konsideratat strategjike dhe ato të ndërlidhura me dëshmi, kuptimin, rregullat dhe teknikat e marrjes së tërthortë në pyetje si dhe fjalën përfundimtare.

Nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor” janë  realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku gjyqtarët patën rastin të trajtojnë: Shqyrtimin gjyqësorë, parakushtet, shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë, procesverbali  dhe fillimi i shqyrtimit gjyqësorë dhe deklarimi i të akuzuarit.

Gjatë realizimit të trajnimit teorik gjyqtarët kanë realizuar edhe dy (2) sesione nga nën moduli “Provat në procedurën penale” ku pjesëmarrësit  avancuan njohuritë e tyre rreth:  Rregullave të përgjithshme të provave dhe vlerësimit të tyre si dhe provën e deklarimit të të pandehurit dhe deklarimit të dëshmitarit gjatë procedurës penale.

Po ashtu në kuadër të trajnimit fillestarë në përmbushje të realizimit të trajnimeve praktike në kuadër të “Zhvillimit të shkathtësive gjyqësore” gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar një “Simulim për teknikat e marrjes në pyetje” në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për këtë periudhë gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar (6) ditë trajnimi praktikë në gjykatat përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 37 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata (VII) ku 7 prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :