Më 14 Prill 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohet një (1) session trajnues përmes platformës online “Zoom” duke filluar nga ora 11:00-14:00 nga nën moduli: “Ngritja e shkathtësive sociale e prokurorëve”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Kuptimi i çrregullimit psiqik, emocional dhe fizik, konfliktet e brendshme dhe të jashtme (dija dhe ndërdija) dhe qasja realiste dhe jo realiste në kuptimin profesional. Gjatë trajnimit të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, prokurorët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
14-04-2020