Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-04-2020

Moduli- “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”- Kodi i drejtësisë për të mitur

Më 24 prill 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare ka zhvilluar një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Kodi i drejtësisë për të mitur”, me trajnues z. Burim Qerkini – Prokuror në Porkurorinë Speciale.

Temat e trajtuara ishin dispozitata e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturve, urgjenca e procedurës dhe  afatet e shkurtra, mos gjykimi i të miturve në mungesë dhe parimi i konfidencialitetit dhe oportunineti.

Gjatë trajnimit të sotëm i cili u zhvillua në formë virtuale, prokurorët e sapoemëruar kishin mundësinë e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat u trajntuan duke e trajtuar edhe rastin praktik.

Pjesëmarrës në trajnim janë 12 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së VIII, 2019-2020.

Shpërndaje :