Më 27 prill 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, po zhvillohet një (1) sesione trajnues nga nën moduli: “Provat në Procedurën Penale”, me trajnues z. Agim Maliqi – gjyqtare në Gjykatën Supreme.
Temat e trajtuara gjatë këtyre sesioneve do të jenë: Rregullat e përgjithshme për provat në procedurën penale, provat dhe rendi në gjykatë, përdorimi i deklaratave të mëparshme gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe provat për përcaktimin e fajësisë.
Metodologjia e trajnimit: Gjatë trajnimit të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen duke e ilustruar edhe me rast praktik.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serbë.
27-04-2020