Më 28 Prill 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet një sesion trajnues nga nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, me trajnues z. Besim Kelmendi-prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Temat e trajtuara gjatë këtij sesioni janë: dëshmitarët e rëndomtë, dëshmitarët e privilegjuar, dëshmitarët që nuk mund të merren në pyetje, dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar dhe dëshmitarët me nevoja të veçanta.
Gjatë trajnimit të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
28-04-2020