Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-04-2020

Punëtori: Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Më 29 prill 2020, në kuadër të kursit të vazhdueshëm HELP, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, realizuan punëtorinë  në platformën Zoom  me temë “Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

Qëllimi i punëtorisë ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve me çështjet që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave me qëllim të zbatimit konsekuentë të të gjitha akteve juridike të brendshme me thekës të veçantë Konventës së Stambollit.

Gjatë kësaj punëtori On-line në platformën Zoom  u diskutua realizimi i Kursit on-line i cli është ndjekur nga gjyqtarë, prokurorë, mbrojtës të viktimave, zyrtar policor si dhe pjesëmarrës tjerë  nga të gjitha regjionet e Kosovës,  i cili Kurës ka  përfshinte 7 module të cilat në përmbajtje kanë trajtuar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Këto module  kanë qenë të shoqëruara me  akte të brendshme juridike si Kushtetuta, Kodin Penal, ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje, po ashtu edhe Konventën e Stambollit, duke përfshirë strategji dhe broshura të ndryshme të cilat kanë trajtuar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.   Vëmendje  gjatë këtij sesioni iu kushtua  trajtimit të dhunës në familje dhe implikimet e saj në të drejtat e njeriut  duke bërë vështrime krahasimore  edhe me aktgjykimet e Gjykatës Evropiane të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut,  të cilat  kanë vënë bazat  se si ndëshkohet një shtet nëse nuk ndërmerr masat e nevojshme për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë, mbrojtës të viktimave, avokat dhe zyrtar tjerë.

Shpërndaje :