Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-04-2020

Moduli- “Kodi i Procedurës Penale”-Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në Procedurën Penale

Më 30  Prill 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, me trjanues z. Besim Kelmendi - prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në fokus te trajnimit ishin: Marrja në pyetje dhe e deklaratave të dëshmitarëve para ngritjes së aktakuzës, mos paraqitja e dëshmitarit, marrja në pyetje, dhe e deklaratës në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë, rrethanat kur deklarata është e papranueshme, procesverbali i veprimeve në procedurë dhe regjistrimi i seancave me incizim audio dhe video.

Gjatë trajnimit i cili zhvillua në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serbë.

Shpërndaje :