Më 20 Maj 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestarë, po zhvillohet nje (1) sesion trajnues nga nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”, me trajnuesen znj.Tonka Berisha-Gjyqtare në Gjykaten e Apelit.
Temat e trajtuara në këtë sesion janë: I pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe e drejta për ushtrimin e mjeteve juridike.
Trajnimi po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen.
Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së VII 2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serb.
20-05-2020