Më 01 dhe 02 Qershor 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Etika profesionale” me trajnues z. Jetish Maloku, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore - Gjilan.
Temat që po shtjellohen janë: Bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë mes prokurorit dhe policisë për raste të ndjeshme, komunikimi, besimi dhe respekti i ndërsjellët polici – prokurori, dhe çfarë sjellje të pahijshme bazuar në kodin e etikës për gjyqtarë dhe prokurorë do të hetohenë.
Gjatë realizimit të trajnimit të sotëm prokurorët kanë realizuar formën inetraktive duke parashtruar edhe pyetje rreth rasteve të trajtuara në formë të shembujve.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
02-06-2020