Më 08 - 09 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z. Qerim Ademaj, Gjyqtarë i Gjykatës së Apelit dhe z. Zenel Leku, Gjyqtarë i Gjykatës së Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kontestet nga mardhënja e punës sipas legjislacionit në fuqi të punës në Republikën e Kosovës.
Në fokus të trajnimit ishin: Kontratat e punës dhe llojet e tyre, Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës, Procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës, Respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.
Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Kontestet nga mardhënja e punës sipas ligjit të punës, Llojet e kontratave të punës sipas Ligjit të Punës, Shkaqet e shkëputjes se marrëdhënies se punës sipas Ligjit te Punës, Procedura para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, Procedura gjyqësore për mbrojtjen e te drejtave te punës, Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit, Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë, Vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës, Respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore, Shterimi i mjeteve te brendshme juridike për të kërkuar mbrojtje gjyqësore, Pasojat juridike te mos respektimit te afateve për te kërkuar mbrojtje gjyqësore sipas legjislacionit ne fuqi tek kontestet e punës.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, gjykatave themelore si dhe avokatë shtetëror.
08-07-2020