Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-07-2020

Trafikimi i qenieve njerzore dhe kontabandimi me migrantë

Më 15-16 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Trafikimi i qenieve njerzore dhe kondrabandimi me migrantë”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z.Besim Kelmendi- Prokuror në Zyrën e Kryprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e mëtejme e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatim të drejtë të legjislacionit në fuqi dhe përforcimi i bashkëpunimit me institucionet tjera relevante për luftimin e suksesshëm të kësaj dukurie.

Në fokus të trajnimit janë: Kuptimi dhe elementet e trafikimit të qenieve njerëzore,veprat penale të ndërlidhura me trafikimin e qenieve njerëzore,të drejtat e viktimave të trafikuara gjatë procedurës penale.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe mbrojtja dhe asistimi i viktimave të trafikimit, përforcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes akterëve kyç si dhe kompenzimi i viktimave të trafikimit.

Gjatë trajnimit do të përdoren metoda interaktive, simulime të rasteve, punë në grupe për raste nga praktika si dhe pyetje e diskutime për temat e përfshira në ketë trajnim.

Përfitues në këtë trajnim janë Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit themelore nga të gjitha regjionit si dhe gjyqtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

Shpërndaje :