Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-07-2020

Moduli - “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar-KEDNJ

Më  14 dhe 15 Korrik 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “KEDNJ” me trajnues znj. Emine Kaçiku Gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Temat të cilat po trajtohen në kuadër të këtij nën moduli janë: Neni 13 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndalimi i diskriminimit, protokolli 12 i KEDNJ dhe diskriminimi dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Trajnim është duke u realizuar i përmes shembujve nga praktika gjyqësore si dhe bashkëbisedim.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :