Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-06-2020

Pastrimi i parave me ekspertë të sektorit publik dhe privat të Italisë

Me 17 dhe 18 qershor 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Zyra e UNDP-së në Kosovë përmes Projektit të SAEK II ka fasilituar pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës në Webinarin mbi Pastrimin e parave me ekspertë të sektorit publik dhe privat të Italisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e kapaciteteve profesionale e gjyqtareve dhe prokurorëve të Kosovës në hetimin dhe trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me pastrimin e parave.

Në këtë aktivitet, ekspertet nga Banka Qendrore Italiane dhe Guardia di Finanza (Policia Financiare) kane diskutuar dhe prezantuar përdorimin e analizave strategjike në pastrimin e parave dhe gjurmimin e pronësisë përfituese si dhe ofrimin e njohurive rreth përdorimit të personave juridikë dhe mekanizma tjerë korporativë në juridiksionet e huaja.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 4 gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe 7 prokurorë të cilët kryesisht ishin nga Prokuroria Themelore në Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Ferizajt.

Shpërndaje :