Akademia e Drejtësisë, në kuadër të mandatit të saj organizon trajnime fillestare për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar. Qëllimi i këtij programi qëndron në zhvillimin e kompetencave profesionale, vlerave etike dhe ndër personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar.
Trajnimi gjyqësor është esencial në funksionimin e një sistemi gjyqësor e prokurorial profesional e në veçanti trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar, konsiderohet si një prej faktorëve kyç në garantimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe kompetencës profesionale e etike të gjyqësorit.
Programi i trajnimit zgjatë 12 muaj dhe organizohet sipas kësaj strukture: model i kombinuar i teorisë dhe praktikës ku përfshihen të gjitha degët e së drejtës dhe ligjeve vendore, Acuquis Communautarie, Konventa Evropiane për të Drejta e Njeriut dhe akte të tjera ndërkombëtare po ashtu përfshinë edhe trajnime me karakter interdisplinar dhe shqyrtimin e rasteve nga praktika gjyqësore dhe simulime.
Ndërsa pjesa e dytë, trajnimi praktikë zhvillohet në gjykata/prokurori ku ata janë emëruar dhe përfshinë aspektet praktike të punës së gjyqtarit/prokurorit ku fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike me qëllimi të aplikimit të tyre pas përfundimit të trajnimi.
Akademia e Drejtësisë, gjatë viti 2022 po realizon programin e trajnimit fillestar për gjeneratën e tetë të gjyqtarëve të cilin janë duke e ndjekur 24 gjyqtarë të sapo emëruar.
Udheheqëse e Programit të Trajnimit Fillestar është: znj. Valmira Pefqeli
Email: valmira.pefqeli@rks-gov.net
Tel: 038 200 18 668