Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-02-2017

Risitë e Ligjit për Falimentim

Më 07-09 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së, realizoi trajnimin me temë “Risitë e Ligjit për Falimentim”.

Qëllim i këtij trajnimi ishte elaborimi i ligjit të ri për falimentimin si dhe identifikimi e njoftimi i pjesëmarrësve me ndryshimet e që përmban ky ligj.

Në fokus të këtij trajnimi ishin procedurat e falimentimit që kanë ndryshuar me ligjin e ri,  fushëveprimi i ligjit, parimet, procesi i aplikimit për falimentim, falimentimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pasuria e falimentimit dhe kërkesat e kreditorëve.

Gjatë trajnimit në veçanti u elaboruan procedurat e përshpejtuara, fillimi, hapja e rasteve dhe pasojat, kërkesat e kreditorëve,  procesi i riorganizimit, procesi i likuidimit dhe falimentimi ndërkombëtar.

Trajnimi u zhvillua në atë formë, që përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, u trajtuan të gjitha dilemat dhe vështirësitë që hasen në praktikën gjyqësore aktuale, me fokus në ndryshimet e ligjit të ri për falimentimin dhe efektet e tij.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :