Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-03-2017

Kompetencat e Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme

Më 01 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kompetencat e Dhomës së Posaçme Gjykatës Supreme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive në zbatimin e dispozitave konkrete të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si edhe të dispozitave tjera që i referohen korrelacionit të juridiksionit të Gjykatës Supreme dhe rrjedhimisht të Dhomës së Posaçme si dhe Panelit të Apelit ndaj Vendimeve të Agjencisë Kosovare të Pronave sa i përket ankesës dhe mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtuan temat në lidhje me juridiksionin ekskluziv të Dhomës së Posaçme, llojet e kompetencës, me fokus në Dhomën e Posaçme, parashtruesit dhe palët kundërshtare në Dhomën e Posaçme.

Në veçanti u trajtua  dispozita e nenit 10 par. 1 të Ligjit Nr.03/L-79, për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave pronësore të pronës së paluajtshme private duke përfshirë edhe atë bujqësore dhe komerciale që i referohet njoftimit dhe publikimit të parashtrueseve të kërkesave për konstatimin dhe kthimin në posedim të pronave të paluajtshme të pretenduara.

Gjatë këtij trajnimi nga trajnuesit u aplikuan metoda interaktive duke bërë interpretimin e normës juridike, duke paraqitur raste konkrete nga praktika juridike dhe duke i zbërthyer të gjitha paqartësitë dhe dilemat të lidhura me këtë temë.       

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga niveli themelor dhe ai i Apelit.       

 

Shpërndaje :