Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2017

Punëtori për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të sistemit prokurorial të Kosovës

Me 24 - 25 mars 2017, Akademia e Drejtësisë organizoi punëtorinë me temë “Zhvillimi i kapaciteteve të stafit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Qëllimi i realizimit të kësaj punëtorie ishte që pjesëmarrësit ti avancojnë njohuritë rreth zhvillimit të resurseve për komunikim me publikun, hartimit të akteve të ndryshme ligjore dhe sigurimit të qasjes dhe standardeve të unifikuara për hartimin e të gjitha llojeve të akteve si dhe identifikimi i nevojave për përfitimin e projekteve nga fondet e IPA-së 2018-2020.

Gjatë kësaj punëtorie, u trajtuan tema të rëndësishme për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës si: roli i Sekretariatit të KPK-së në efikasitetin e sistemit prokurorial, planifikimi i detyrave të punës për vitin 2017 në frymën e planeve të KPK-së, Rregullores së SKPK-së dhe detyrave të punës, transparenca, dizajni dhe përmbajtja e faqes zyrtare të KPK-së si dhe platformave tjera të mundshme.

Përfitues të punëtorisë ishin udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, zyrtarët ligjor të KPK-së dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe zyrtarë tjerë.

Trajnimi u realizua nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

 

Shpërndaje :