Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2017

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor

Më 19 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, ka organizuar trajnimin, me temë “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të pjesëmarrësve në hartimin e vendimeve të ndryshme ligjore si dhe sigurimi i qasjes dhe standardeve të unifikuara për hartimin e të gjitha llojeve të akteve dhe dokumenteve të gjykatave dhe prokurorive.

Në fokus të trajnimit ishte hartimi i dokumenteve të qarta, të logjikshme dhe të përmbledhura mirë, që bazohen në metodën IRAC, si një metodë e thjeshtë dhe logjike për zgjidhjen e çështjeve ligjore për të komunikuar arsyetimin ligjor në mënyrë verbale dhe me shkrim, gjatë të gjitha fazave të procedurës gjyqësore.

Gjatë këtij trajnimi u elaboruan llojet e akteve, dokumenteve dhe kumtesave të gjykatave, prokurorive dhe procedurat për elaborimin e tyre, standardet, format dhe procedurat e zbatueshme - analiza e mangësive, puna me lëndë, mbajtja e shënimeve, rrjedha e komunikimit dhe raportimit, si dhe rëndësia e përdorimit të gjuhës së saktë dhe standardit të korrespondencës zyrtare.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor të gjykatave dhe prokurorive të niveleve të ndryshme.

Shpërndaje :