Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2017

Dënimet që u shqiptohen të miturve

Më 26 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në mbështetje të UNICEF organizoi trajnimin me temë “Dënimet që u shqiptohen të miturve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e njohurive të pjesëmarrësve dhe shkathtësitë adekuate në zbatimin e dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të dënimeve për të mitur në frymën e konventave dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

Temat e prezantuara nga trajnuesit nxitën debat konstruktiv për pjesëmarrësit.

Seanca e trajnimit u nda në dy pjesë duke përfshirë: llojet e dënimeve të cilat mund tu shqiptohen të miturve, kushtet të cilat duhet plotësuar që të miturit t’i shqiptohet ndonjëra prej dënimeve, përcaktimi i kohëzgjatjes së urdhrit për punë në dobi të përgjithshme; përcaktimi i kohëzgjatjes së burgut për të mitur.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë në lidhje me zbatimin e dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të dënimeve për të mitur.

Përfitues te këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga departamenti për të mitur nga regjionet e ndryshme të Kosovës.

 

Shpërndaje :