Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2017

Konferencë 20 Vjetori i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë

Në kuadër të kremtimit të 20 vjetorit të fillimit të veprimtarisë akademike të saj, Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë, organizoi ngjarjen me titull “Magjistratura në Perspektivën Evropiane”, në të cilën mori pjesë u.d. Drejtori i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës.

Aktiviteti u zhvillua me datë 2 tetor 2017, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shumta të vendit dhe të huaj si dhe drejtues të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të rajonit të Ballkanit dhe Turqisë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një konferencë shkencore ndërkombëtare “Magjistratura në Perspektivën Evropiane” e ndarë në dy panele. Paneli i parë pati si temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe ngritjen institucionale të sistemit të drejtësisë. Roli i Shkollave të Magjistraturës në perspektivën evropiane”, ndërsa paneli i dytë, temën: “Roli i magjistratit në rritjen e cilësisë dhe efiçencës së drejtësisë. Pozita para dhe pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore”.

Në panelin e dytë, përfaqësuesit e institucioneve të trajnimit gjyqësor prezantuan në tema të ndryshme, ndërsa u.d. Drejtori i Akademisë së Drejtësisë të Kosovës z. Besim Morina, referoi lidhur me temën “Trajnimi i vazhdueshëm i detyrueshëm – e drejtë dhe detyrë e magjistratëve”.

Pjesëmarrja në panelin e parë e Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të rajonit synoi të përcjellë frymën e bashkëpunimit me të gjitha vendet në rajon në dhënien e përvojave individuale dhe ndarjen e të ardhmes së përbashkët Evropiane, parë edhe në kontekstin e secilit vend veç e veç.

Shpërndaje :