Më 22 nëntor 2017, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Këshillit Programor të AD-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i anëtarëve me aktivitetet e këtij Këshilli dhe diskutimi dhe shqyrtimi i draft Programit të Trajnimit për vitin 2018.
Anëtarët e Këshillit Programor diskutuan për strukturën dhe përmbajtjen e Programit të Trajnimit për vitin 2018, temat e përfshira në program, kohëzgjatjen e sesioneve të trajnimit si dhe për çështje tjera të rëndësishme për zbatimin e këtij programi trajnues.
Pas shqyrtimit në detaje të temave të këtij programi, Këshilli Programor vlerësoi se draft-Programi Trajnues për vitin 2018 plotëson të gjitha kriteret e një programi të mirëfilltë, është mjaft profesional, i balancuar në pikëpamje të shpërndarjes së numrit të sesioneve nëpër të gjitha fushat e së drejtës dhe rekomanduan që ky program ti prezantohet Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë për diskutim dhe miratim.
22-11-2017