Prishtinë, 01 dhjetor 2017, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i shtatë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.
Në këtë takim Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Programin e Trajnimeve të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018.
Më pas, Këshilli Drejtues sipas agjendës shqyrtoi kërkesën e KGJK-së dhe miratoi plotësim ndryshimin e Rregullores Nr. 06/2017 për Trajnuesit dhe Mentorët e Akademisë së Drejtësisë. Po ashtu Këshilli Drejtues miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 03/2017 për Trajnimin Fillestar.
Gjatë këtij takimi Këshilli Drejtues themeloi Komisionin për Procedurën e Shqyrtimit të Ankesave të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit lidhur me vlerësimin e trajnimit fillestar, si dhe miratoi listën e mentorëve për gjyqtarët e sapoemëruar sipas propozimit të KGJK-së.
01-12-2017