Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-03-2018

Palët në procedurë, bashkë-ndërgjygjësit dhe ndërhyrësit në procedurë

Më 13 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin me temë “Palët në procedurë, bashkë-ndërgjygjësit dhe ndërhyrësit në procedurë”.

Qëllimi i këtij  trajnim ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve të lëmisë civile për palët, bashkë-ndërgjyqësit dhe ndërhyrësit në procedurë.

Në pjesën e parë të trajnimit u trajtua zotësia procedurale e palës, dhe bashkë-ndërgjyqësit dhe llojet e tyre. Në fokus ishte nocioni i bashkë-ndërgjyqësisë, llojet e bashkë-ndërgjyqësisë, efektet e vendimeve të bashkë-ndërgjyqësve në procedurën kontestimore, pozita procedurale, veprimet e tyre, dhe pasojat të cilat i shkaktojnë ato veprime.

Ndërsa në pjesën e dytë u trajtuan efektet e veprimeve procedurale të bashkë-ndërgjyqësve dhe pjesëmarrja e personave të tretë në kontest civil. Në këtë kontekst u zbërthye roli i ndërhyrësit; mënyrat e ndërhyrjes dhe llojet e ndërhyrësve dhe efekti i aktgjykimit ndaj bashkë-ndërgjyqësve dhe ndaj ndërhyrësve, si dhe kushtet që parasheh LPK për lejimin e ndërhyrjes.

U ritheksua se çështja e bashkë-ndërgjyqësis dhe personave të tretë në procedurë, në praktikën gjyqësore paraqet një fenomen procedural mjaft kompleks i cili krijon dilema për gjyqtarët të cilët i zhvillojnë procedurat kontestimore të cilat u ngritën edhe në këtë trajnim, por që u evituan përmes shpjegimeve të trajnuesve dhe bashkëbisedimit interaktiv me pjesëmarrësit.

Ky trajnim ofroj përgjigje në pyetjet që u ndërlidhën për bashkë-ndërgjyqësinë, llojet e saj, efektet që krijon ajo në procedurën kontestimore, mënyrën e vendosjes për secilën formë të bashkëndërgjyqësisë dhe pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurën kontestimore. Gjithashtu u trajtuan edhe llojet e ndërhyrësve, kushtet që parasheh LPK për lejimin e ndërhyrjes si dhe dallimi mes ndërhyrësve.

Në trajnim u përdoren metoda të shpjegimit teorik dhe praktik të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore, e që dilemat e ngritura u trajtuan në thellësinë e tyre edhe përmes shpjegimeve të trajnuesve.

Përfitues ishin gjyqtarë të nivelit themelor, të divizioneve civile të departamenteve të përgjithshme si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :