Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-03-2018

Mbrojtja efektive në procedurë penale dhe garantimi i barazisë së palëve-caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike

Më 20 mars 2018, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ, ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja efektive në procedurë penale dhe garantimi i barazisë së palëve-caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore kur kemi të bëjmë me mbrojtjen efektive në procedurë penale dhe garantimi i barazisë së palëve-caktimi i mbrojtësit me shpenzime publike.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan dispozitat ligjore të KPPK si dhe praktikat më të mira në përmbushjen e kërkesave  ligjore për të ofruar mbrojtje efektive të të pandehurve në procedurën penale.

Vëmendje iu kushtua edhe pasojave procedurale në rastet e mos njoftimit të të pandehurve për mundësinë e caktimit të avokatit mbrojtës edhe kur mbrojtja nuk është e detyruar si dhe rastet kur për shkak të pamundësisë financiare, KPPK ka paraparë caktimin dhe angazhimin e mbrojtësit me shpenzimet publike për situatat kur mbrojtja nuk është e detyrueshme, me kërkesë të të pandehurit nën kushtet e parapara ligjore, në veçanti kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë, pavarësisht nga dënimi i parashikuar. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :