ë 07 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit – Zyra Tej-oqeanike për Zhvillim të Prokurorisë, Ndihmë dhe Trajnim (OPDAT), Departamenti Amerikan i Drejtësisë-Zyra Ndërkombëtare për Narkotik dhe Zbatim të Ligjit, realizoj trajnimin për trajnues me temë “Zhvillimi i kurikulës, mësimi për të rritur”.
Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive të trajnuesve rreth prezantimit efektiv gjatë, zhvillimit të materialeve dhe përdorimit të metodologjisë sa më bashkëkohore gjatë trajnimit.
Trajnimi ishte fokusuar tek përcaktimi i strukturës dhe zhvillimi i materialit, procesi paraprak i hartimit, përcaktimi i pjesëmarrësve, përcaktimi i objektivave të trajnimit, mënyra më e mirë e përgatitjes dhe përdorimit të PowerPoint-it, shkathtësitë e prezantimit, dhe udhëzimet për qasjen e prezantimit.
Trajnimi u zhvillua duke përdorur metoda të kombinuara të prezantimit të teorisë me raste hipotetike, debatit interaktiv, pyetjeve të shtruar nga trajnuesit dhe pjesëmarrësit në trajnim.
Ky trajnim u realizua nga ekspert të fushës së trajnimeve gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivele të ndryshme, trajnues të Akademisë së Drejtësisë.
07-03-2018