Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-03-2018

Fillimi i Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapoemëruar – gjenerata e shtatë

Më 05 mars 2018, Akademia e Drejtësisë, pas dekretimit të prokurorëve të shtetit, dhe kërkesës së KPK-së, ka filluar zbatimin e Programit të Trajnimit Fillestar, duke realizuar në këtë formë takimin e parë me prokurorët e sapoemëruar.

Në fjalën hyrëse  Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj, fillimisht i uroj prokurorët e ri për emërimin e tyre, dhe i njoftojë ata me rolin dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale. Prokurorët e sapo emëruar po ashtu në pika të shkurtra u njoftuan me strukturën e PTF-së, si dhe mënyrën e organizimit dhe realizimit të tij, si të pjesës teorike, po ashtu edhe pjesës praktike.

Ndërsa, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Blerim Isufaj, shprehu mbështetjen e  KPK-së në drejtim të prokurorëve të sapoemëruar, duke i inkurajuar ata për një përkushtim dhe angazhim maksimal gjatë trajnimit fillestar, duke potencuar rëndësinë e këtij trajnimi, në përgatitjen adekuate të tyre që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionin e prokurorit. Gjithashtu z. Isufaj ofroj mbështetje edhe për Akademinë e Drejtësisë, në drejtim të realizimit të suksesshëm të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar.

Prokurorët e sapoemëruar, janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Kalendari trajnues për muajin mars 2018.

Shpërndaje :