Më 02 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për prokurorët e sapoemëruar ka organizuar trajnimin praktik në Policinë e Kosovës.
Trajnimi në këtë institucion, kishte për qëllim që prokurorët e sapoemëruar të avancojnë njohuritë e tyre rreth mandatit, rolit, strukturës dhe punës praktike të Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua roli që ka Drejtorati i Inteligjencës në Policinë e Kosovës, dhe për strategjitë e aprovuara që do të kontribuojnë viteve të ardhshme në luftimin e kriminalitetit.
Vëmendje iu kushtua rasteve nga praktika, sidomos për narkotikët dhe substancat psikotrope, rastet e shumta që hasen sidomos gjatë kalimit të pikave kufitare, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Kosova me shtetet e tjera.
Mbështetur në faktin që puna e prokurorëve është e ndërlidhur ngushtë me punën e Policisë, prokurorët e sapoemëruar kishin rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, për bashkëpunimin aktual dhe formave adekuate të bashkëpunimit në të ardhmen mes Policisë dhe Prokurorive përkatëse
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e shtetit të sapoemëruar gjenerata e VII.
02-05-2018