Më 16-17 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me KPMG-Projekt i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Luksemburgut dhe në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, realizoi trajnimin me temë: “Zbatimi i legjislacionit tatimor në Kosovës”.
Qëllimi konkret i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional lidhur me zbatimin e drejtë të legjislacionit tatimor.
Në ditën e parë të trajnimit u trajtua korniza ligjore e tatimit në Kosovë dhe baza kryesore për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave, rregullimet kryesore të tatimeve nga autoritetet tatimore dhe transferimi i çmimit. Ndërsa në ditën e dytë u vazhdua me trajtimin marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë - njësia e përhershme, tatimi në burim për jo-rezidentët, tatimin në burim për qira, të drejta pronësore dhe interes si dhe normat e tatimit mbi të ardhurat personale dhe llogaritjet.
Në trajnim gjithanshëm u zbërthyen dispozitat e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, të cilat përcaktojnë se cilët subjekt konsiderohen si tatimpagues në Republikën e Kosovës. Gjithashtu u zbërthyen edhe dispozitat e Ligjit për Tatimin në të Ardhura Personale i cili vendos sistemin e tatimit në të ardhurat personale në territorin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu gjatë dy ditëve pjesëmarrësit të ndihmuar nga trajnuesit morën pjesë në diskutimin dhe trajtimin e disa rasteve ku ata ofruan zgjidhje lidhur me kërkesat që përmbanin e që ishin dedikuar çështjeve tatimore dhe zgjidhjes se tyre efektive. Gjatë gjithë kohës nga trajnuesit janë ofruar shpjegime me vlerë nga këndvështrimi i legjislacionit në fuqi dhe praktikës gjyqësore dhe administrative vendase dhe ajo e shteteve në rajon lidhur me tematiken e përmendur.
Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët e Departamentit për çështje administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe ata të Departamentit për çështje administrative të Gjykatës së Apelit dhe bashkëpunëtorët profesional si dhe prokurorë të nivelit themelor.
17-05-2018