Më 10-11 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të UNICEF-it ka realizuar “Punëtorinë për rishikimin e modulit Drejtësia për Fëmijë - aspekti penal”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rishikimi i modulit trajnues i cili është në aplikim nga Akademia e Drejtësisë, dhe përshtatja e tij me ndryshimet e reja të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, i cili gjatë zbatimit do të shoqërohen me raste nga praktika me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtareve dhe prokurorëve.
Punëtoria u realizua me qëllim të identifikimit të nevojave të plotësimit të modulit Drejtësia për të Mitur nga lëmia penale, duke u bazuar në ndryshimet që përmban projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur.
Vëmendje gjatë punëtorisë iu kushtua disa risive që do të sjell Kodi i ri i Drejtësisë për të Mitur i cili pritet që të hyjë në fuqi së shpejti. Paraprakisht, pjesëmarrësit ndan temat e modulit të cilat do t’i përshtaten ndryshimeve për të qenë në përputhje me këtë projekt kod.
Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga gjykata Supreme dhe gjykata e Apelit si dhe prokurorë të nivelit themelor, autorë të Modulit Drejtësia për Fëmijë – aspekti penal.
11-05-2018