Më datën 2 maj 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e sapoemëruar të njoftohen me procedurat e privatizimit të subjekteve të AKP-së, rolin e Agjencisë në procesin e privatizimit, verifikimin dhe shpalljen e fituesit të përkohshëm, aprovimin dhe refuzimin e ofertës, dhe informata të përgjithshme për procesin e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë.
Gjithashtu gjatë trajnimit, janë trajtuar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme problemet aktuale në praktikë, duke njohur dhe kuptuar më mirë rolin e Agjencisë në procesin e privatizimit në Kosovë dhe zbatimin e drejtë të procedurave për privatizimin e subjekteve.
Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij, me ç ‘rast gjyqtarët e sapo emëruar kishin mundësinë të paraqesin dhe diskutojnë çështje me interes me të cilat ata mund të ballafaqohen në praktikën e tyre me lëndët e kësaj natyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.
02-05-2018